Parashikimi i motit për sot, e hënë 29 qershor

Advertisment

Moti në vend do të jetë me diell dhe i ngrohtë, me vr anësira të vogla deri mesatare. Do të fryjë erë e dobët deri në mesatare nga drejtimi veriperëndimorë.

Temperatura e mëngjesit do të lëviz prej 12 deri 20 gradë Celsius, ndërsa ajo e ditës nga 30 deri në 38 gradë Celsius.

Reklame

Edhe në Tetovë dhe rrethinë moti do jetë me diell dhe vr anësira të vogla deri mesatare. Temperatura e mëngjesit do të ulet deri në 17, ndërsa ajo e ditës do të arrijë deri 35 gradë Celsius.

Deri në mesin e javës tjetër, moti do të jetë me diell dhe shumë i ngrohtë me temperatura të ditës, të cilat gjithkund do të jenë mbi 30 gradë Ceslius.

Në pjesën e dytë të mesit së javës tjetër, në orët e pasdites, moti do të jetë me shi lokal dhe bubullima, ndërsa temperatura e ditës do të bie për disa gradë.