Parashikimi i motit për sot, e martë 04 gusht

Advertisment

Moti do të jetë me diell dhe i ngrohtë, ndërsa kah fundi i ditës do të ketë zhvillim lokal të vr anësirave të paqëndrueshme me shi të rrëmbyeshëm, bubullima dhe erë të përforcuar.

Temperatura e mëngjesit do të jetë në interval prej 16 deri 22, ndërsa ajo maksimale do të arrijë prej 32 deri 37 gradë. UV-8.

Reklame

Edhe në Tetovë dhe rrethinë moti do jetë i ngjashëm me temperaturë të mëngjesit prej 17 gradë, ndërsa temperatura maksimale e ditës do të arrijë 37 gradë.

Nga e mërkura vijon periudhë e motit të ndryshueshëm me vr anësira, mot më të freskët dhe jostabil me paraqitje të shpeshtë të shiut të rrëmbyeshëm, bubullimave dhe erës së përforcuar. Në disa vende proceset do të jenë më intensive në formë të motit të keq, ndërsa pritet lokalisht të ketë shi dhe sasi më të madhe të shirave.