Parashikimi i motit për sot, e martë 14 prill

Advertisment

Moti sot do të jetë kryesisht i vr anët me reshje të shiut, veçanërisht në orët e pasdites dhe orët e mbrëmjes, kur në disa vende do të jenë më të mëdha.

Do të fryjë erë e përforcuar nga drejtimi jugperëndimor, e cila kah fundi i ditës do ta ndryshojë në verior dhe gjatë natës kah e mërkura do të kushtëzojë reshjet e borës përveç se në male të ketë edhe në disa vende më të larta.

Reklame

Siç informon DPHM temperatura e mëngjesit do të lëviz prej tre deri nëntë gradë, ndërsa ajo e ditës prej 10 deri 20 gradë.

Edhe në Tetovë dhe rrethinë moti do të jetë me vr anësira me reshje të shiut. Do të fryjë erë e përforcuar nga drejtimi jugperëndimor. Temperatura e mëngjesit do të arrijë deri në gjashtë gradë, ndërsa ajo e ditës deri 17 gradë.

Të mërkurën do të fryjë erë e përforcuar veriore e cila do të kushtëzojë rënien shtesë të temperaturës ditore. Prej të enjtes vijon periudhë e motit të ngrohtë dhe me diell me rritje të dukshme të temperaturës ditore.