Parashikimi i motit për sot, e martë 16 qershorë

Advertisment

Moti do të jetë me vranësira i ndryshueshëm, paradite në disa vende me shi lokal, ndërsa pasdite në disa vende jo i qëndrueshëm me shi të rrëmbyeshëm, bubullima dhe erë të përforcuar.

Temperatura minimale do të jetë në interval prej 11 deri 18, ndërsa ajo maksimale do të lëvizë prej 22 deri në 30 gradë.

Reklame

Edhe në Tetovë dhe rrethinë moti do të jetë me diell dhe i ngrohtë me vranësira të vogla deri në mesatare. Pasdite do të ketë kushte për jostabilitet afatshkurtër me shi të rrëmbyeshëm dhe bubullima të rralla. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare veriperëndimore.

Temperatura minimale do të bie deri në 15, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri 27 gradë.

Deri të enjten, kryesisht në orët e pasdites në disa vende moti do të jetë jostabil me paraqitje të shpeshtë të shiut të rrëmbyeshëm, bubullimave dhe erës së përforcuar.