Parashikimi i motit për sot e martë 17 mars

Moti në vend do të jetë kryesisht me diell me erë të dobët mesatare veriperëndimore.

Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej minus 6 deri zero gradë, ndërsa ajo e ditës prej 9 deri në 17 gradë.

Edhe në Tëtovë dhe rrethinë moti do të jetë kryesisht me erë të dobët deri në mesatare veriperëndimore.

Temperatura e mëngjesit do të ulet deri në minus 2, ndërsa ajo e ditës do të arrijë deri në 16 gradë.

Deri të shtunën moti do të jetë stabil me mëngjese të ftohta dhe me rritje graduale të temperaturës së ditës. Të mërkurën do të fryjë erë mesatare veriore.