Parashikimi i motit për sot, e martë 25 gusht

Advertisment

Moti do të jetë jostabil me reshje lokale të rrëmbyeshme të shiut, bubullima dhe erë të përforcuar, lokalisht proceset do të jenë më intensive dhe në formë të motit të lig me reshje më të rrëmbyeshme, erë të fuqishme dhe dukuri të breshrit.

Temperatura minimale do të jetë në interval prej 13 deri 20 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë prej 25 deri 34 gradë. UV=7

Reklame

Edhe në Tetovë dhe rrethinë moti do të jetë jostabil, me reshje lokale të rrëmbyeshme të shiut, bubullima dhe erë të përforcuar.

Ka kushte edhe për dukuri të motit të lig dhe dukuri të breshrit. Temperatura minimale do të zbresë deri 18, ndërsa maksimalja do të arrijë 31 gradë.