Parashikimi i motit për sot, e mërkurë 17 qershor

Moti do të jetë i ndryshueshëm, me vranësira, me erë të dobët deri në mesatare, ndërsa në pjesët jugperëndimore e përforcuar nga drejtimi veriperëndimor.

Pasdite vende-vende moti do të jetë jostabil me reshje të rrëmbyeshme të shiut, bubullima dhe erë të përforcuar.

Reklame

Temperatura minimale do të jetë në interval prej 11 deri 18 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë prej 22 deri 30 gradë.

Edhe në Tetovë dhe rrethinë moti do të jetë i ndryshueshëm, me vranësira, me erë të dobët deri në mesatare nga drejtimi veriperëndimor, pasdite me reshje të rrëmbyeshme lokale dhe bubullima. Temperatura minimale do të zbresë deri në 15 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë 28 gradë Celsius.