Parashikimi i motit për sot e mërkurë 18 mars

Moti sot në Maqedoni do të jetë me diell dhe vr anësira mesatare. Do të fryjë edhe erë e përforcuar nga drejtimi verilindor.

Temperaturat e mëngjesit do të lëvizin prej minus 3 deri 3 gradë Celsius, ndërsa ato ditore do të jenë në interval prej 11 deri 19 gradë Celsius.

Gjatë ditëve të ardhshme, moti pritet të jetë stabil me diell dhe do të ketë rritje të temperaturave ditore.