Parashikimi i motit për sot, e mërkurë 4 mars

Advertisment

Moti në vendin tonë do të jetë me vr anësira me reshje të përkohshme të shiut, në disa vende do të jenë më të mëdha, lokalisht në formë të motit të keq me shi të rrëmbyeshëm, bubullima dhe erë të fuqishme mbi 80 km në orë.

Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej 3 deri në 10 gradë, ndërsa ajo e ditës prej 5 deri në 17 gradë.

Reklame

Edhe në Tetovë dhe rrethinë moti do të jetë i vr anët me reshje të përkohshme të shiut dhe erë të përkohshme të përforcuar kryesisht nga drejtimi juglindor. Temperatura e mëngjesit do të bie deri në 9, ndërsa ajo e ditës deri në 13 gradë.

Në ditët në vijim do të mbizotërojë mot i ndryshueshëm i vr anët me periudha të diellit dhe me reshje të përkohshme të shiut.