Parashikimi i motit për sot, e premte 12 qershorë

Advertisment

Moti në vend do të jetë me diell me vranësira të vogla deri në mesatare. Pasdite në pjesët veriperëndimore dhe pjesët e skajshme lindore do të ketë shi të rrëmbyeshëm lokal dhe bubullima të rralla.
Do të fryjë erë mesatare deri në të përforcuar në pjesët perëndimore, ndërsa përgjatë Luginës së Vardarit nga drejtimi veriperëndimor.

Temperatura e mëngjesit do të lëviz prej 8 deri në 15, ndërsa ajo e ditës prej 21 deri në 29 gradë Celsius.
Edhe në Tetovë moti do të jetë me vranësira të vogla deri në mesatare, pasdite vranësira gradualisht do të rritet. Do të fryjë erë mesatare veriperëndimore. Temperatura e mëngjesit do të ulet deri në 12, ndërsa ajo e ditës deri në 27 gradë Celsius.

Reklame

Gjatë fundjavës moti do të jetë stabil me erë mesatare deri në të përforcuar veriperëndimore. Në orët e pasdites do të ketë kushte vetëm për paraqitje të izoluar të shiut afatshkurtër. Në fillim të javës së ardhshme sërish në disa vende moti do të jetë jostabil me shi të rrëmbyeshëm dhe bubullima.