Parashikimi i motit për sot, e premte 24 korrik

Advertisment

Moti në vend do të jetë me diell dhe i ngrohtë me vr anësira të vogla mesatare lokale. Në orët e pasdites do të ketë zhvillim të vr anësirave jostabile me shi të rrëmbyeshëm lokal dhe paraqitje të bubullimave. Do të fryjë erë e dobët deri në mesatare kryesisht nga drejtimi jugor.

Temperatura e mëngjesit do të lëviz prej 13 deri në 23 gradë, ndërsa ajo e ditës prej 30 deri në 37 gradë.

Reklame

UV indeksi do të arrijë 8.

Edhe në Tetovë dhe rrethinë moti do të jetë me diell, me vr anësira të vogla deri në mesatare dhe me erë të dobët mesatare jugore. Pasdite do të ketë kushte për shi të shkurtër të rrëmbyeshëm dhe bubullima të rralla. Temperatura e mëngjesit do të ulet deri në 19, ndërsa ajo e ditës do të arrijë 36 gradë.