Parashikimi i motit për sot, e premte 28 shkurt

Moti do të jetë kryesisht me vr anësira dhe reshje të kohëpaskohshme të shiut, ndërsa nëpër male dhe disa vende më të larta reshje të borës.

Reshje më të mëdha do të ketë në pjesët perëndimore ku nëpër male shtresa e dëborës do të rritet.
Do të fryejë erë e kohëpaskohshme e fuqishme e cila lokalisht do të arrijë mbi 70 km në orë.

Reklame

Temperatura e mëngjesit do të lëviz prej minus dy deri dy gradë, ndërsa ajo e ditës prej një deri 14 gradë Celsius.

Edhe në Tetovë dhe rrethinë moti do jetë me vr anësira me reshje të kohëpaskohshme të shiut. Do të fryejë erë kohë pas kohe e përforcuar e cila lokalisht do të arrijë mbi 70 km në orë.

Temperatura e mëngjesit do të arrijë deri zero gradë, ndërsa ajo e ditës deri 11 gradë Celsius.