Parashikimi i motit për sot, temperaturë deri -16

Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë ftohtë, gjatë ditës me paraqitje të kohë pas kohshme të diellit, ndërkaq në pjesën veriperëndimore të vendit do të paraqiten edhe vr anësira.

Siç qëndron në njoftimin e Drejtorisë për Punë Hidrometeorologjike, do të fryjë edhe erë e fortë veriore.

Reklame

Temperatura minimale do të jetë në interval prej -16 deri në -3, kurse maksimalja do të arrijë prej -2 deri në 7 gradë celsius.

Edhe në Tetovë dhe rrethinë do të jetë me vr anësira dhe me erë veriore. Temperatura minimale do të ulet deri në -8, kurse maksimalja do të arrijë në 1 gradë celsius.