Parashikimi i motit, sot temperatura rekord

Advertisment

Moti do të jetë me diell dhe shumë i nxehtë me vranësira të vogla lokale dhe erë të lehtë deri në mesatare, kryesisht nga drejtimi jugor. Temperatura minimale do të jetë në interval nga 12 deri në 21, ndërsa maksimumi do të arrijë nga 31 deri në 38 gradë. UV = 9

Edhe në Tetovë dhe rrethinë moti do jetë me diell dhe shumë i ngrohtë. Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare nga drejtimi juglindor. Temperatura minimale do të bie në 19 dhe maksimalja do të arrijë në 36 gradë Celsius.

Reklame

Moti me diell dhe i ngrohtë do të vazhdojë edhe në ditët në vijim. Të enjten dhe të premten do të kemi paraqitje të jostabilitetit lokal pasdite, ndërsa jostabilitet më intensiv me reshje shiu dhe bubullima do të ketë gjatë fundjavës.