Parashikimi i motit,më në fund vjen bora në Tetovë

Advertisment

Moti sot do të jetë kryesisht me vr anësira, ndërsa gjatë mëngjesit moti do të jetë me reshje të kohëpaskohshme të shiut por edhe të borës në pjesën veriore dhe perëndimore të Maqedonis.

Temperaturat gjatë mëngjesit do të jenë nga minus 2 deri minus 5 gradë celsius ndërsa gjatë ditës prej një deri shtatë gradë celsius.

Reklame

Në Tetovë dhe rrethinë moti do të jetë me reshje të kohëpaskohshme të shiut dhe borës ku temperatura maksimale do të arrijë deri gjashtë gradë celsius.

Në periudhën që pason do të mbajë mot stabil me kushte për paraqitje të mjegullës nëpër lugina.