Parashikimi motit për sot, e martë 21 prill

Advertisment

Në vend sot do të mbisundojë mot me vranësira me reshje të shiut të cilat kohë pas kohë do të jenë më të rrëmbyeshme, vende-vende edhe mbi 25 litra në metër katror.

Reshjet lokale do të jenë në formë të motit të keq me erë të fuqishme prej mbi 70 kilometra në orë. Gjatë ditës do të fryjë erë e përforcuar juglindore. Temperatura minimale do të lëvizë prej 6 deri në 12 gradë Celsius, ndërsa ajo maksimale prej 9 deri në 13 gradë Celsius.

Reklame

Në Shkup mot me vranësira me shi që përkohësisht do të kenë karakter më të rrëmbyeshëm. Do të fryjë erë e përforcuar nga drejtimi verilindor. Temperatura minimale do të bie deri në 11 gradë Celsius, ndërsa ajo maksimale do të arrijë 12 gradë Celsius.

Të mërkurën dhe të enjten moti do të jetë me vranësira të ndryshme me reshje të përkohshme të shiut, ndërsa në pjesët malore të dëborës. Të premten dhe gjatë fundjavës moti do të stabilizohet.