Parashikimi i motit për sot e enjte 18 mars

Moti në vendin tonë do të jetë me vr anësira mesatare, të përkohshme. Gjatë ditës në male dhe në disa vende më të larta do të ketë reshje shiu dhe të borës. Do të fryjë erë mesatare veriperëndimore.

Në orët e natës nga jugu do të zgjerohen reshjet të cilat do të jenë të borës në male dhe në vendet më të larta, ndërsa në rajonet malore borë do të bie edhe në disa vende më të ulëta.

Temperatura minimale do të jetë në interval prej -4 deri 3, ndërsa ajo maksimale do të arrijë prej 6 deri në 14 gradë.

Edhe në Tetovë dhe rrethinë moti do të jetë i ndryshueshëm me vranësira me erë të lehtë deri mesatare veriperëndimore. Temperatura minimale do të bie deri në 0, ndërsa ajo maksimale do të arrijë në 11 gradë.

 

Në ditët në vijim do të mbizotërojë mot i ndryshueshëm me vr anësira dhe i ftohtë me periudha dielli dhe kryesisht në male përkohësisht do të bie borë. Gjatë natës nga jugperëndimi do të zgjerohen në reshje të cilat në disa vende dhe në vende më të larta do të jenë të borës.

Temperaturat e mëngjesit deri nesër në pjesën më të madhe të vendit do të jenë nën zero, ndërsa pastaj pak do të rriten. Valë e re e lagështisë me reshje më të mëdha të shiut, në male dhe në disa vende të larta të borës, do të fillojë të shtunën.