Parku i tmerrit, dhjetëra persona mbesin 8 minuta me kokë poshtë

Advertisment

Dhjetëra persona mbetën për rreth 8 minuta me kokë poshtë, pasi pajisja ku ata kishin hipur në një park në Nalchik të Rusisë ndaloi së lëvizuri.

“Ne gati vdiqëm. Unë dhe e dashura ime mbetëm të varur për të paktën 8 minuta”, tregoi i tmerruar një 19-vjeçar pas incidentit, i cili dyshohet të ketë ndodhur pas një problemi me energjinë elektrike.

Reklame

19-vjeçari tregon se makthi përfundoi kur pajisja u furnizua sërish me energji elektrike, shkruan Daily Mail, e cila thekson se shumë nga personat ishin fëmijë rreth 10 vjeç./Opinion.al