Parlamenti i Serbisë voton qeverinë e re, kryeministrja Ana Bërnabiç merr 227 vota

Advertisment

Parlamenti i Serbisë ka votuar ditën e sotme qeverinë e re të kryeministres, Ana Bërnabiç.

Sipas mediave të huaja Ana Bërnabiç ka marrë 227 vota pro dhe 5 kundër.

Reklame

Raiffesien Bank brenda artikujve
Mësohet se qeveria e re serbe do të ketë 21 ministri dhe dy ministra pa portofol.

Ana Bërnabiç teksa ka paraqitur planin për qeverinë ka theksuar që qeveria serbe do të ketë gjashtë qëllime kryesore, prej të cilave, e para do të jetë ruajtja e shëndetit të qytetarëve.

Bërnabiç ka shtuar që qëllimet e tjera janë edhe interesat e Serbisë në Kosovë, lufta kundër mafies, ruajtja e vendimmarrjes së pavarur të Serbisë, përshpejtimi i reformave dhe përparimi ekonomik i vendit.

“Qeveria e re do të vazhdojë të ndjekë politikën e mbrojtjes së interesave jetësore kombëtare, të paqes dhe bashkëpunimit, me synimin për të mbrojtur popullin tonë, trashëgiminë kulturore, por edhe paqen dhe stabilitetin në rajon”, theksoi Bërnabiç.

Bashkë me Partinë Përparimtare Serbe(SNS), qeverinë përfshinë gjithashtu ish-partnerin e tyre, Partinë Socialiste të Serbisë (SPS) të Ivica Daçiçit, por edhe Aleancën Patriotike Serbe – SPAS të Aleksandar Shapiç, i cili ka qenë në opozitë deri më tani.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!