Partia e Ali Ahmetit do të propozojë që të premteve të punohet vetëm 4 orë

Advertisment

Bashkimi Demokratik për Integrim do të dal me një propozim të ri që do të synojë ta kalojë edhe në Kuvend.

“Të Premten të punohet me kohë të pjesëshme ose deri në 1 pasdite në mënyrë që punonjësit të kenë më shumë kohë për t’u kushtuar familjeve të tyre.

Reklame

Kjo, sipas zyrtarit të lartë të BDIsë, është pjesë e Rezolutës Nr. 3 kualiteti e Jetës, e votuar nga Kryesia Qendrore , e cila pas Kongresit do të bëhet pjesë e programit në zgjedhjet e 12 prillit.

Sipas një zyrtari të partisë më të madhe te shqiptarët e Maqedonisë së Veriut, BDIja do të propozojë një program përmirësues në të cilin propozon politika për të siguruar kushte për jetë më të mirë dhe më cilësore për qytetarët.

Një nga propozimet është të shkurtohen orët e punës përgjysmë të Premten. Kjo do t’u japë qytetarëve më shumë kohë për familjen, socializimin dhe për veten e tyre.

Kjo do të zvogëlojë stresin, do të ketë një ndikim pozitiv në shëndetin e përgjithshëm dhe mendor të qytetarëve dhe do t’i bëjë ata më të lumtur dhe më produktivë në vendin e punës thotë zyrtari i BDIsë. Tendenca thonë nga partia është , për të rritur jetëgjatësinë e qytetarëve si në vendet skandinave./TS