Partit shqiptare nuk ofrojn vota Badenteri për ndryshime të Ligjit për përdorimin e gjuhëve

Advertisment

VMROja opozitare paralajmëron amendamente për Ligjin e përdorimit të gjuhëve, por te partitë e bllokut shqiptarë nuk ekziston disponim për mbështetje, ndërsa vota e tyre është e rëndësishme, pasi për miratimin e saj nevojitet shumicë e Badenterit.

Kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi dje deklaroi se opozita ka të drejtë të ngritë amendamente, por që duhet të miratohen me shumicë të Badenterit, ndërsa ajo nuk është e mundur të sigurohet, pasi nuk ka disponim për pranimin e tyre te deputetët shqiptarë.

Reklame

Ligji për përdorimin e gjuhëve është miratuar me shumicë të tillë dhe çdo ndryshim sillet me shumicë të tillë. Secili propozues, paraprakisht duhet të sigurojë shumicë që të konsiderojë në kalimin e ligjit, ka thënë Xhaferi.

Qëndrim identik kanë dhënë edhe nga Lëvizja Besa dhe Aleanca për Shqiptarët. Nga Besa konsiderojnë se Ligji për përdorimin e gjuhëve mund të hapet vetëm nëse ka vullnet të mirë nga gjitha palët për barazi të plotë të gjuhës shqipe me atë maqedonase në gjitha institucionet shtetërore dhe publike.

Konsiderojmë se e gjithë kjo është lojë e partive në pushtet LSDMsë, BDIsë dhe opozitares VMRO në periudhën parazgjedhore që të mund politikisht të përfitojnë. Kohëve të fundit i shohim përfaqësuesit e BDIsë se si vrapojnë të japin deklarata të ndryshme, a dihet se ligji për gjuhët sillet me shumicë të dyfishtë dhe se te deputetët shqiptarë nuk ka kurrfarë vullneti të bëhet revizion të atij ligji, ka deklaruar dje në Kuvend, Fadil Zendeli nga Besa.

Sipas Syrija Rashidit nga Aleanca për Shqiptarët, mendimi i Komisionit të Venecias, është subjektiv dhe jo transparent i bazuar kryesisht në dyshimet e shprehura gjatë zyrtarëve të intervistuar lista e të cilëve nuk gjendet askund, qëndrimet e të cilëve lënë vend për dyshime se janë të motivuara politikisht.

Pa pasur të dhëna empirike mendimi i Komisionit është irelevant, pa harruar edhe faktin se mendimi nuk është obligativ por vetëm këshillues, ka thënë Rashidi.