Partitë akoma t aktizojnë me listat e deputetëve (VIDEO)

Brenda partive politike, por zhvillohet garë mes anëtarëve dhe funksionarëve partiak për bartës të listave dhe kandidatë për deputetë.

Shpërndahen një sërë lajmesh për bartës të listave të BDI-së në njësitë zgjedhore një dhe dy. Ndër më të përmendurit ishin nënkryetari i partisë Izet Mexhiti dhe zv/kryeministri Bujar Osmani, ministri i Arsimit, Arbër Ademi, mjeku Ilir Hasani, por edhe eksponentë të tjerë partiak si: deputeti Ejup Alimi, Merita Koxhaxhiku, Amella Cana, Ardian Muça e të tjerë.

Reklame

Bujar Osmani ka shpjeguar se në media ka pasur keqinterpretime, pasi sipas tij në BDI nuk parashikohet se degët kanë të drejtë të propozojnë bartës të listave.