Partitë e vogla shqiptare përsëri nuk e dëgjuan thirrjen e Ali Ahmetit të bashkohen

Advertisment

Partitë shqiptare edhe në këto zgjedhje garojnë të përcara dhe humbja e mandateve në një mënyrë ose tjetër do ndodhë.

Në fakt gjeneza e kësaj përcarjeje është tek partitë opozitare shqiptare të cilat pas cdo cikli dëshpërues humbjesh përcahen dhe lindin fraksione të reja .

Reklame

Ky dyzim partishë po shfrytëzohet në mënyrë briliante nga pala maqedonase që shpesh i shfrytëzon ato për të ulur kërkesat e partive të mëdha shqiptare që duhet të qeverisin me partinë maqedonase. Zaev ka qenë ai që më së shumti ka shfrytëzuar këtë përcarje të thellë.

Partitë opozitare fatkeqësisht edhe në këto zgjedhje nuk mundën të bashkohen sic ishte rasti mes ASH-BESA dhe Alternativa por edhe PDSH që do përbënin një bllok të madh opozitarë shumë sfidues . Grindjet e thella që ekzistojnë mes partive shqiptare qëllim kanë mbijetesën politike dhe hyrjen në qeveri pa kushte për funksione dytësore. Partitë e vogla shqiptare kanë në shënjestër vetëm BDI-në dhe jo partitë maqedonase. Betejën politike ia kanë lënë BDI-së ta bëjë me dy subjektet që shqiptarët i kanë trajtuar të dorës së dytë prej vitesh .

BDI në këto zgjedhje nuk ka hyrë për synimin se cilin do ketë partnerë qeveritarë , por me idenë e madhe të një kryeministri që i ka zemëruar palën maqedonase pa dallim.
Subjektet tjera nuk duan një kryeministër shqiptarë dhe kjo i kursen ata të merren me partitë maqedonase që kanë drejtuar shtetin gjithmonë dhe nëse ka fajtorë më të mëdhenj për shqiptarët janë pikërisht ata .

“Kam bërë përpjekje për t’i ulë në një tavolinë por më kanë zhgënjyer, më kanë dëshpëruar. Qëndrimi ynë është i qartë. Unë mendoj por e kam thënë edhe me zemër, le të bashkohen partitë shqiptare përball BDI-së, le të bëhet opozitë e fortë dhe le ta fitojë BDI-në. Do fitojnë shqiptarët kur opozita do të jetë një parti. BDI nuk do të krijoj satelit, ata që janë me VMRO –në dhe LSDM-në janë satelit. BDI a ka pas mundësi të krijoj satelitë, po ka pas, të merr prej partive tjera, po .Sot kam mundësi të bëj rrëmujë, çka fitoj, asgjë veç bëjmë rrëmujë. Mirë është opozita le të bashkohet. Në zgjedhjet e fundit humbën 10 mandate, nuk humbi BDI por humbën shqiptarët”, kështu deklaroi Ahmeti për këtë mos unitet brenda partive të vogla që politikën e konsiderojnë si një mundësi interesi klanor më shumë se sa për shqiptarët sepse në një mënyrë ata të gjithë e kanë provuar të jenë në qeveri dhe s’kanë bërë asgjë për shqiptarët .Ata vetëm kërkojnë vota te shqiptarët .TetovaSot