Partitë ende nuk i përgjigjen Këshillit Organizativ të Protestave, protesta në Tetovë në tre lokacione përnjëherë

Advertisment

Pushteti vazhdon të injorojë kërkesat e këshillit organizativ të protestave dhe organizatave jo qeveritare të cilat për disa javë me radhë protestojnë kundër vendimit për shtrenjtim të energjisë elektrike, ndërsa këta të fundit kanë vendosur të intensifikojnë protestat. Arianit Xhaferi nga Këshilli organizativ i protestave thotë se partitë ende nuk i janë përgjigjur ftesës për takim në të cilin do të njofoheshin me kërkesat e tyre.

Arianit Xhaferi, Këshilli organizativ – Tetovë

Reklame

“Zyrtarisht akoma nuk kemi marrë asnjë përgjigje nga grupet parlamentare, normalishjt nuk kemi realizuar asnjë takim sepse takimet duhet të jenë brenda Kuvendit republikan, nuk do të shkojmë nëpër seli partish. Qëllimi për të takuar grupet parlamentare dhe deputetët e partive që nuk kanë grupe është që të njihen ata me kërkesat që I drejtohen Kuvendit, shbërja e komisionit rregullator dhe krijimi i një trupi arbitrar për të verifikuar cilësonë e shërbimeve, si dhe për të hapur një sërë temash të shumta që dalin nga protesta, normalisht duhet të nisen nga Kuvendi”

Për këtë të premte Xhaferi paralajmëron se në Tetovë protesta do të zgjerohet në tre lokacione të ndryshme në të njëjtën kohë, ndërsa do të protestohet edhe në disa qytete te tjera të vendit.

Arianit Xhaferi, Këshilli organizativ – Tetovë

“Protesta e radhës është paraparë që të mbahet të premten në Tetovë, në Gostivar, në Kërçovë dhe disa qytete të tjera. Këtë javë vetëm në Tetovë do të ketë tre protesta, një do të jetë tek stadium i qytetit, një tek lokacioni monopol dhe i treti me gjasë tek unaza e madhe në rrugën industriale. Normalisht edhe në qytetet e tjera do të ketë protesta, varësisht prej planeve që ato kanë. Vazhdojmë të besojmë se presionin duhet ta bëjmë bashkë për tia arritur qëllimin në realizimin e kërkesave”

Zekir Banushi nga këshilli organizativ i protestave në Kërçovë thotë se edhe në këtë qytet do të protestohet edhe këtë të premte dhe çdo javë me radhë, deri në përmbushjen e kërkesave të parashtruara nga këshilli dhe qytetarët. Ai thotë se protesta po merr masovitet gjithnjë e më shumë pasi qytetarëve ju ka humbur durimi dhe është rritur revolta.

Zekir Banushi, Këshilli organizativ – Kërçovë

“Protestat nuk do të ndalen deri në realizimin e kërkesave. Qytetarët e kanë humbur durimin dhe është rritur revolta kundër vendimin për shtrenjtimin e energjisë elektrike. Normalisht që jemi të koordinuar me të gjitha qytetet e tjera dhe kështu të bashkuar besoj se do tja arrijmë qëllimin”

Për më shumë se një muaj, në disa qytete të vendit përfshirë edhe kryeqytetin, janë mbajtur protesta çdo të premte në ora 19:00. Qytetarët dhe organizatat jo qeveritarë që drejtojnë këshillin organizativ, kanë kërkuar tërheqjen e vendimit për shtrenjtim të rrymës për 7.4%, uljen e çmimit të deritanishëm të energjisë, shpërbërjen e komisionit rregullator për energjetikë, heqjen e monopolist të EVN-së dhe formimin e një ndërmarrje publike për distribuim të energjisë dhe lehtësime për rastet sociale në pagesën e faturave të energjisë.