Partitë me dallime të mëdha për datën e zgjedhjeve, anëtarët e KSHZ-së me interpretime të ndryshime nëpër media

Advertisment

Presidenti Stevo Pendarovski beson se në mbledhjen e ardhshme të liderëve që do të mbahet në fillim të javës tjetër, shanset për marrëveshje për datën për mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare janë 50:50. Qëllimi është të arrihet konsensus, dhe ai, siç tha, është vetëm një ndërmjetësues në këtë proces. Qëndrimet e liderëve politikë lidhur me datën e zgjedhjeve, sipas kreut të shtetit, janë shumë të ndryshme.

“Dallimet janë më të mëdha se një muaj”, tha shefi i shtetit, i cili shtoi se me siguri zgjedhjet do të jenë në periudhën e verës.

Reklame

Problem do të jetë nëse liderët nuk arrijnë marrëveshje për datën e zgjedhjeve parlamentare dhe nëse kthehemi në qeveri politike.

“Nuk kemi Kuvend. ndërsa kjo me siguri i komplikon të gjitha punët në sferën e juridike”, tha presidenti.

Në fjalimin pas seancës të Këshillit të Sigurisë, i pyetur për mendimin e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ) lidhur me zgjedhjet , Pendarovski tha se Komisioni është kompetent të tregojë kur mund të ketë zgjedhje.

“KSHZ-ja nuk është e autorizuar të thotë se kur mund të ketë zgjedhje. Nëse politikanët thonë se do të ketë, ata do ta dërgojnë atë brenda kornizës ligjore. Tani kemi një kornizë ligjore, nëse më tej miratohet e re, ata do ta respektojnë atë”, deklaroi presidenti Stevo Pendarovski pas seancës së Këshillit të Sigurisë, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarit nëse u diskutuan përgatitjet rreth zgjedhjeve.

Partitë me dallime të mëdha për datën e zgjedhjeve, anëtarët e KSHZ-së me interpretime të ndryshime nëpër media

Ai është tërësisht i sigurt në profesionalizimin e KSHZ-së dhe e din se materiali i dorëzuar deri te ai është sjellë unanimisht.

Pa monitorim ndërkombëtar, nuk dua të mendoj fare për zgjedhje, deklaroi presidenti Pendarovski, kur u pyet nëse do të kishte zgjedhje në vend nëse KSHZ-ja dhe Komisioni për Sëmundje Infektive japin dritën e gjelbër për zgjedhje, por nga ana tjetër OSBE/ODIHR jep përgjigje negative në këtë çështje.

“Unë nuk do të jem pjesëmarrës në ato zgjedhje, por si institucion në këtë vend që kujdeset për demokracinë, ne jemi duke pritur të fillojnë negociatat me Bashkimin Evropian dhe nëse nuk kemi verifikim ndërkombëtar të të gjithë procesit zgjedhor, besueshmërinë, integritetin dhe rezultatet përfundimtare, nuk mund të presim që të vazhdojnë negociatat me BE-në”, deklaroi presidenti Pendarovski.

Presidenti shtoi se të gjithë liderët e partive politike në takimin e fundit të liderëve thanë se ishin të mendimit se zgjedhjet nuk do të mbaheshin pa monitorim ndërkombëtar.

Shefi i shtetit Stevo Pendarovski dje shpalli gjendje të re të jashtëzakonshme në kohëzgjatje prej 14 ditëve, për shkak të krizës me Kovid-19. Si shkak për këtë i përmendi zbatimin e masave ekonomiko-sociale. Nëse nuk vazhdohet gjendja e jashtëzakonshme, sepse nuk ka Kuvend, Qeveria, siç sqaroi ai nuk mund të bëjë pagesën për zbutjen e dëmeve ekonomike nga Kovid 19. Tani për tani sipas Pendarovskit nuk dihet nëse gjendja e jashtëzakonshme do të vazhdojë edhe pas këtyre 14 ditëve dhe se kjo do të varet nga gjendja shëndetësore.

KSHZ të një mendimi, ndërsa qëndrime të ndryshme nëpër media

KSHZ-ja i dorëzoi presidentit Pendarovski mendim në lidhje me procesin e zgjedhjeve dhe afatin kohor që nevojitet për të, duke theksuar se Komisioni vlerëson që është e nevojshme Qeveria të miratojë dekret të ri me fuqi ligjore dhe të përcaktojë afate të reja për Listën Zgjedhore dhe shqyrtimi e tij. Ky dekret, sipas KSHZ-së, duhet të përshtatet në fazën aktuale në të cilën do të mbahen zgjedhjet”, deklaroi Boris Kondarko për (MEDIAL)-n.

Partitë me dallime të mëdha për datën e zgjedhjeve, anëtarët e KSHZ-së me interpretime të ndryshime nëpër media

Mendimi dje u dorëzua deri te Pendarovski, ndërsa në të nënshkrim ka vendosur edhe kryetari i Komisionit Oliver Derkoski.

“As kryetari dhe as anëtarët e KSHZ nuk kanë autorizim ligjor të thonë se në cilat afate do të zbatohen veprimet për Listën Zgjedhore dhe për kontrollin publik. KSHZ nuk është ligjvënës dhe kjo është arsyeja pse në përgjigjen ndaj presidentit, të nënshkruar nga kryetari i KSHZ-së, theksuam qartë se KSHZ konsideron se është e nevojshme që Qeveria të miratojë dekret të ri dhe të jep afate të reja për Listën Zgjedhore për kontrollin e saj dhe të përshtatet me fazën aktuale të zgjedhjeve”, thotë Kondarko.

Partitë me dallime të mëdha për datën e zgjedhjeve, anëtarët e KSHZ-së me interpretime të ndryshime nëpër media

Ai theksoi se nuk është e saktë kërkesa e Derkoski për 45 ditë të reja për kontroll publik të listës dhe siç thotë, duke iu referuar dispozitave aktuale Derkoski përgënjeshtron veten, sepse në letrën me shkrim deri te presidenti i shtetit KSHZ kërkon nga Qeveria të përcaktohen afate të reja për këto veprime, të cilat logjikisht duhet të jenë më të shkurtra.

Njëkohësisht thotë Kondarko, kërkesa e tillë e Derkoskit është përgënjeshtruar edhe nga Gjykata Kushtetuese, e cila vendosi se nuk mund të përsëriten sërish veprimet me 45 ditë të reja, siç kërkon kryetari i KSHZ-së, por procesi të vazhdojë 22 ditë pas përfundimit të gjendjes së jashtëzakonshme.

Kryetari i KSHZ-së paraprakisht në një deklaratë për mediat tha se Lista Zgjedhore duhet të kalojë nëpër procedurën e njëjtë të pastrimit dhe se kjo procedurë, së bashku me fushatën zgjedhore, zgjat 45-50 ditë. sn/