Pas 1 majit do të vendoset për vitin shkollor

Advertisment

Lamtumirë shkollës, mësimdhënësve dhe shokëve, këtë vit duket se do ti jepet përmes platformave të ndryshme që tashmë po mbahet mësimi online. Ministri i Arsimit, Arbër Ademi tha për Alsat se deri në këto momente nuk është diksutuar për kthimin e mundshëm të procesit arsimor në bankat shkollore. Ademi shtoi se për këtë varet nga mendimi i ekspertëve të fushave përkatëse.

Prej tashë nuk mund të them se do të mund të kthehemi brenda këtij viti shkollor në bankat shkollore për arsye se varet nga mendimi i ekspertëve, veçanërisht epidemiologëve dhe rreziqet eventuale me të cilat mund të përballemi ne si shoqëri, në veçanti fëmijët tanë. Prandaj aq më tepër kur e kemi parasysh se edhe pak kanë mbetur deri në përfundim të vitit shkollor, që do të thotë një vendim i tillë do të bazohet në mendimin e ekspertëve të fushës, epidemiologëve dhe i njejti do të shqyrtohet në qeverid por do të merren parasysh të gjitha rrethanat- deklaroi Arbër Ademi, ministër i Arsimit.

Reklame

Kur bëhet fjalë për vlerësimin e nxënësve, Ademi tha se çdo rezulatat i treguar nga nxënësit në këtë periudhë do të merret parasysh. Ndërsa mësimdhënësit janë të obliguar që të vazhdojnë me vlerësimin apo notimin e nxënësve. Gjithashtu, ministri Ademi njoftoi se brenda kësaj jave do të ketë edhe propozim final dejtuar qeverisë lidhur me maturën shtetërore.

Profesori Xheladin Murati vlerëson se pas 10 majit, rihapja e shkollave është e paarsyeshme. Sipas Muratit, në rast se shkollat do të hapeshin duhet te zbatuar disa masa për tu përmbyllur me sukses viti shkollor.

Së pari, duhet të bëhet një organizim tjetër i vitit shkollor, duhet të bëhet reduktim i orëve mësimore, reduktim i lëndëve mësimore. Ora mësimore të shkurtohet, 35 minuta të zgjasë. Disa lëndë mos të mësohen si aktivitete të lira, mësimi shtesë, mësimi vazhdues. Lëndët e shkathtësisë, edukim fizik, edukim muzikor, edukim figurativ të zvogëlohen nga një orë në javë dhe të shtohet numri i lëndëve nga gjuha, matematika, shkencat, fizika, nga lëndët tjera që janë themelore për ti përballuar nxënësit vështirësitë që paraqiten në realizimin e planit dhe programit mësimor, më afat të shkurtuar- pohoi Xheladin Murati, profesor.

Profesori Murati, apeloi mësimdhënësit të kenë kujdes gjatë vlerësimit të nxënësve, sepse sipas tij nuk është e arsyeshme që notat të përfundohen në bazë të suksesit në fillimin e vitit shkollor. Gjithashtu, profesori Murati kujtoi se ky vit shkollor nuk mund të thuhet se është i humbur por, sipas tij, të krijohet hapsirë që ai të jetë i suksesshëm.