Pas 15 majit hapen kafenetë dhe restorantet në Maqedoni? Me tavolina të ndara, distancë fizike prej 2 metrave (VIDEO)

Të hënën udhëheqësit e objekteve të hotelerisë do të dërgojnë kërkesë deri te Qeveria për përfshirjen e tyre në lidhje me masat dhe rekomandimet që duhet të sillen. Kjo vjen pas paralajmërimeve për hapjen e lokaleve dhe restoranteve pas 15 majit. Ende nuk kanë udhëzime në lidhje me kapacitetin e lejueshëm dhe në çfarë mënyre do të punojnë.

“Nëse fillojmë me punë, e gjithë ajo duhet të ketë logjikë ekonomike. Jo vetëm të fillohet me punë, të punojmë dhe të gjenerojmë të ardhura shtesë për shkak se kushtet për punë dihet që kanë edhe shpenzime. Nëse punojmë me 20 ose 30% të kapacitetit, ndërsa kemi 100% shpenzime, kjo do të jetë problem”, tha Martin Angellovski, përfaqësues i grupacionit të hotelierëve.

Lupço Janevski, drejtor i Agjencisë për turizëm thotë se me zbutjen e masave hap pas hapi, shpresojnë se pas 15 majit, me rekomandimet e epidemiologëve, do të hapen objektet e hotelierisë.

“Distancë sociale prej 2 metrave, në mënyrë shtesë kapaciteti i caktuar sipas së cilit do të mund të funksionojnë hotelet dhe restorantet. Kemi disa paralajmërime, jo vetëm te ne por edhe në rajon se çfarë do të ndodhë. Restorantet do të hapen me distancë të caktuar mes tavolinave, sistemi i shërbimit, mënyrën sipas së cilës do të jetë “rendi i shtëpisë” së shërbimit, servimi i ushqimit”, tha Lupço Janevski, Drejtor i agjencisë për turizëm.

Agjencia e Turizmit njofton se këtë vit udhëtimet do të jenë në vetura personale, për linjat ajrore akoma nuk e dinë se si do të funksionojnë, një propozim është që ulësja e mesme e aeroplanit të jetë bosh që të ketë distancë sociale, por me këtë mund të rritet çmimi i biletave të aeroplanit . Këtë vit, Agjencia propozon të përdoren kapacitetet vendore dhe lokalitetet.