Pas 15 vitesh, Luana Vjollca largohet nga Top Channel (FOTO)

Moderatorja Luana Vjollca konfirmoi së fundmi largimin nga Top Channel.

Përmes rrjetit të saj social, Instagram, Luana u ka drejtuar një letër personale fansave të saj duke i falenderuar dhe shprehur mirënjohjen për mbështetjen e tyre dhe mundësitë që ky televizion i ofroi.

“Duke e marrë këtë konfirmim kaq të madh që ju kam në krahë në çdo hap, më ka lehtësuar peshën e vendimeve, ndoshta edhe pa dëshirën e plotë, por për shkak të rrethanave dhe arsyeve madhore, për të cilat nuk do të doja të flisja, ashtu siç kam zgjedhur përherë.

Nga ky sezon nuk gjendem nën logon e Top Channel (i cili do të mbetet përherë shtëpia ime, ku u rrita dhe u zhvillova për 15 vite).

Prandaj, si rrjedhojë, këtë sezon të shtunën mbrëma nuk do ta ndajmë bashkë duke luajtur, qeshur e argëtuar me ‘Shiko kush luan’.Për momentin “prioriteti im është një projekt personal, i cili më shumë se gjithçka tjetër është zëri im i brendshëm, i cili dua fort të shërbejë edhe si zëri i secilit prej jush, për të tejkaluar çdo sfidë të jetës. #Thuaje.”, rrëfeu Vjollca.

Megjithatë në fund, ajo la të nënkuptuar se do të rikthehet në ekran së shpejti.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by LUANA VJOLLCA (@luanavjollca)