Pas 3 muaj qëndrimi në spital, 65 vjeçari më në fund shërohet nga koronavirusi

Advertisment

Në Wuhan, aty ku mendohet se nisi pandemia e COVID-19, është shënuar një nga shërimet më të pabesueshme që është raportuar deri më tani gjatë këtij virusi.

Një i moshuar 65-vjeçar, i quajtur Cui Zhiqiang, ka dalë nga spitali këtë të martë, pas plot tre muaj qëndrimi atje. Zhiqiang testoi pozitiv me koronavirusi në mesin e muajit shkurt dhe që nga ajo kohë e deri më tani regjej i sëmurë në spital. Sipas mjekëve gjendja e 65-vjeçarit është përkeqësuar disa herë, madje virusi ia dëmtoi thuajse tërësisht mushkëritë.

Reklame

I moshuari arriti ta kalonte me sukses ndërhyrjen e kryer për transplant të mushkërive, gjë e cila i shpëtoi dhe jetën. Mjekët kanë thënë për mediat vendase se Zhiqiang për 2 muaj kaloi në gjendje kome dhe në jetë mbahej vetëm me anë të ventilatorëve.

Sipas tyre transplanti ishte zgjidhja e vetme që ai të mbijetonte, pasi virusi kishte shkaktuar dëme të parikuperueshme në mushkëritë e tij.

“Faleminderit të gjithëve. Në radhë të parë falenderoj mjekët dhe infermierët që m’u gjendën pranë. Kjo është dita më e lumtur e jetës sime. Ishte një betejë e vështirë, por fatmirësisht ja dola. Jam tepër i lumtur, nuk gjej fjalët e duhura për të shprehur atë që ndiej”, tha Zhiqiang.