Pas akuzave të SHBA, Kina do të pranojë një hetim nga OBSH për COVID-19

Advertisment

Zbulimi i origjinës së pandemisë COVID-19 ka ngjallur një debat politik ndërkombëtar, ndërsa SHBA ka hedhur akuza ndaj Kinës dhe ka replikuar ashpër me Organizatën Botërore të Shëndetit.

Ndërkohë, bëhet e dije se Kina do të mbështesë OBSH për të zbuluar origjinën e pandemisë, ndërsa thekson se çdo hetim duhet të jetë shkencor dhe jo në një kontekst politik.

Reklame

Shtetet e Bashkuara e kanë akuzuar Kinën se nuk është treguar transparente në lidhje me origjinën e virusit dhe se dështoi të ndalojë shpërthimin e tij. Pekini ka hedhur poshtë çdo pretendim të tillë. Kohët e fundit autoritetet e këtij vendit hedhin hipotezën se virusi mund ta ketë patur origjinën jashtë Kinës.

Koronavirusi ka bërë që Kina dhe SHBA të hedhin akuza ndaj njëra-tjetrës. Një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme kineze akuzoi sekretarin amerikan të Shtetit, Mike Pompeo se i kishte sajuar provat e tij “duke krijuar një gënjeshtër për të mbuluar një gënjeshtër tjetër”./ Opinion.al