Pas bllokadës së ligjit për shtetësi, Sela tregon se me kë do të koalicionojë

“Ne do të koalicinojmë me njerëz, jo me njerëz që u bëjnë keq, por njerëz që do t’u bëjnë mirë njerëzve të cilët për 30 vjet kanë paguar tatim shtetit se edhe pse kanë jetuar këtu, janë ndjerë të huaj. Le të bëhen njerëz, se me njerëz jemi të gatshëm të bashkëpunojmë”.

Kështu ka deklaruar lideri i ASH-së, Ziadin Sela në pyetjen se a do të koalicionojë me VMRO-në pasi LSDM-ja sipas tij e ka bllokuar ligjin për shtetësinë.

“Edhe nëse ka koalicion, ai është i prishur”, shtoi më tej Sela

Ka treguar se ky ligj është parakusht i koalicioni ASH-AAA për bashkëpunimet e radhës, ndërkaq ka shtuar se nëse VMRO-DPMNE-ja e ka bllokuar ligjin me amandamente, “LSDM-ja fare se ka pranuar atë ligj”.

 

“Unë nuk bëj politikë, koha do të tregojë. Le të dalin dhe le t’i thonë argumentet, sepse unë nuk bëj politikë. Le të bëjnë garë se kush është më njerëzor, por jo kush është më i ligë”, tha më tej Sela.

Ka ftuar që të hiqet bllokada ndaj ligjit, pasi sipas kjo do të thotë edhe bllokadë ndaj arsimimit, shëndetësisë të fëmijëve shqiptarë./TV21