Pas Danimarkës, Greqia do të eliminoj miliona nuse lale prej infektimeve me koronavirus

Advertisment

Covid-19 është zbuluar së fundmi edhe në mijëra nuska e nuse lale të fermave të pellushit në veri të Greqisë, thuhej në një deklaratë zyrtare të ministrisë së bujqësisë.

Testimet u nxitën nga përhapja e një mutacioni të virusit në nuskat e Danimarkës, çka solli vendimin e eliminimit total të popullatës së atjeshme prej rreth 17 milionë.

Reklame

Varianti i koronavirusit në nuskat e Danimarkës raportohet ndryshe nga ai i zbuluar në nuskat e Greqisë. Zyrtarët grekë të bujqësisë thanë se virusi i zbuluar në kafshët e pellushit në vend nuk kishte mutacione nga pandemia e përgjithshme, ndërsa ai në Danimarkë ishte më i panjohur për shkencëtarët.

“Koronavirusi është zbuluar në nuskat e dy fermave në veri të Greqisë”, tha një zyrtar i ministrisë greke për agjencinë Reuters, i cili shtoi se edhe pronari i fermës rezultoi i infektuar me Covid-19.

Varianti i ri i Covid-19 ne nuskat e Danimarkes — i quajtur Grupimi 5 — ka shkaktuar alarm pasi mund të bëjë të paefektshme vaksinën nëse përhapet në popullatë. Zyrtarët danezë thonë se varianti i ri i koronavirusit ka infektuar 13 njerëz në veri të vendit.

Pamje shokuese janë shpërndarë të ekskavatorëve që lëshojnë mijëra nuska të vdekura në varret masive të gërmuara së fundmi, ndërsa punonjësit me veshje të rënda anti-infektive spërkasin mjetet me dezinfektantë.

Ministria daneze e mjedisit tha se kafshët po varrosen në territor ushtarak pranë qytezës veriore të Holstebro, pasi nuk ka mjaftueshëm inçeneratorë për të djegur kufomat.

Danimarka thotë se deri tani ka eliminuar të paktën 2 milionë nga kafshët e kultivuara për pellushin e tyre.

Zyrtarët besojnë se virusi mutant ka kaluar nga punonjësit e industrisë së pellushit të infektuar te kafshët, dhe tani ato po i rikthehet punonjësve ne veriantin me mutacion të Covid-19.

Teksa virusi kalon mes specieve të ndryshme, një mutacion ka shkaktuar një rritje të proteinave duke e aftesuar të hyjë në qelizat njerëzore.

Kjo është me rëndësi pasi prodhuesit kryesorë të vaksinës punojnë duke shënjestruar këtë proteinë në vaksinën e tyre. Për mundësinë e kompromendimit nuk ka ende prova, por janë teorikisht të mundshme.

Top Channel