Pas Deputetes Koxhaxhiku edhe deputeti Ajdari demanton përçarjet në BDl

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDl) është ndër të vetmet parti politike që ka përfshirë dhe lejuar mendimin e ndryshëm brenda strukturave të saj, tha në një deklaratë për “Slloboden peçat”, Berat Ajdari – deputet i BDl përcjellë Tetovasot. Si kurrë më parë, tha ai, anëtarët e partisë dhe zyrtarët ishin të bashkuar rreth politikave të Kryetarit Ali Ahmeti informon Tetovasot.

Unë nuk kam hasur në ndonjë keqkuptim serioz në rrjetet sociale ose në publik, përveç për mendime të ndryshme për arritjen e qëllimit kryesorë të politikave të BDl-së, që është përmirësimi i mirëqenies dhe standardit për të gjithë qytetarët e Maqedonisë Veriore. Dhe kjo padyshim do të shihet shpejt në zgjedhjet lokale në tetor, ku BDl, ashtu si në zgjedhjet parlamentare, do të fitojë bindshëm mbi partitë e tjera politike. E përsëris edhe një herë, Bashkimi Demokratik për Integrim është një parti serioze me një traditë tashmë në krijimin e politikave të ndryshme në Maqedoninë Veriore – tha Ajdari.