Pas djegies së flamurit në Vevçani, reagojnë ashpër autoritetet bullgare

Ambasadori bullgar në vend, Angel Angellov ka dërguar një notë të ashpër verbale Ministrisë së Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut pas djegies së flamurit bullgar në Karnavalin e Vevçani.

Informacionin u shpërnda në Facebook edhe nga ministrja e Jashtme bullgare, Ekaterina Zaharieva.

Reklame

“Pas informacionit për djegien e flamurit bullgar në fshatin Vevçani në Republikën e Maqedonisë së Veriut, unë i kërkova ambasadorit bullgar në Shkup që t’i shprehte Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut,

mospajtimin tonë të fuqishëm me këtë akt vandalizmi. Ambasadori Angelov tashmë i ka dërguar një demarsh të ashpër Ministrisë së Punëve të Jashtme të RVM-së” shkroi Zahareva në Facebook.