Pas dy muajsh, më në fund Italia fillon të dalë nga bllokimi

Advertisment

Italia u bë vendi i parë në botë që vendosi një bllokim mbarëkombëtar.

Dhe tani, pas më shumë se dy muaj karantinë të detyruar, italianët janë lejuar që të rifillojnë disa aktivitete.

Reklame

Ata do të jenë në gjendje të lëvizin më lirshëm brenda rajonit të tyre, të vizitojnë të afërmit, të shkojnë në parqe të rihapura dhe të marrin ushqime ose pije nga restorantet (take away).

Rreth katër milionë njerëz pritet të kthehen në punë.

Në Itali janë 210,717 raste të konfirmuara me koronavirus dhe 28,884 vdekje.