Pas “fjalëve të rënda” të Kurtit ndaj Mustafës, Robelli qorton ashpër liderin e VV-së

46

Gazetari i njohur për mbështetjen që i ka dhënë Vetëvendosjes në zgjedhjet e fundit, z.Enver Robelli, së fundi ka vendosur ta godas atë pas letrës që Kurti i dërgoi Mustafës e në të cilën raportohet se ka edhe fjalë të rënda.

Ai shtron pyetjen se si nuk ka një zë në VV që kundërshton liderin suprem, duke iu referuar me këtë term z.Albin Kurti. Më tej ai shton se “[ky zë] që [do t’i thoshte se] ndryshimi është proces dhe nuk mund t’i kesh të gjitha me një goditje dhe me një palë zgjedhje?”

Robelli pretendon se Kurti “i kërkon të gjitha” gjë të cilën e sheh të dëmshme për demokracinë.

“Ndryshimi nuk ndodh duke përdorur gjuhë patetike dhe dhënë gjykim të përgjithshëm me vulë “profeti”. Një partner nuk mund ta afrosh duke e etiketuar [“monark, “diktator”, etj].” – shkruan ai me qortim ndaj Kurtit.

Kujtojmë se para pak kohësh, Vetëvendosje i dërgoi një letër të formatit A4 LDK-së e në të cilën thuhet se ka përdorur fjalë të rënda.

Më poshtë e keni statusin e plotë të z.Robelli:

Vula e «profetit»!

Dhe në VV nuk ka asnjë zë që e kundërshton liderin suprem? Që i thotë: ndryshimi është proces dhe nuk mund t’i kesh të gjitha me një goditje dhe me një palë zgjedhje? Sepse për shtetin demokratik nuk është mirë t’i kesh të gjitha! Ndryshimi nuk ndodh duke përdorur gjuhë patetike dhe dhënë gjykim të përgjithshme me vulë «profeti». Një partner nuk mund ta afrosh duke e etiketuar («monark», «diktator» etj.) Politika nuk funksionon vetëm me retorikë si mjet stilistik për të prodhuar afekte dhe efekte të çastit. Diskursi demokratik nënkupton zgjerim të horizontit përtej një posti dhe jo bunkerizim në istikame botëkuptimore. Sidoqoftë, urime! (Për sjellet e LDK-së tashmë i kam thënë gati të gjitha. Kjo si porosi për militantët gjaknxehtë të të dyja palëve që mendimin e formulojnë para se t’i lexojnë faktet).