Pas gjashtë muajve i papunë, Jose Mourinho trajner i gjigantit evropian?

82

Jose Mourinho mund të jetë trajneri i ri Celtic.

Legjenda e Celtic, Chris Sutton thotë se trajneri portugez e ka një ofertë nga Celtic.

Portugezi është i papunë që prej shkarkimit nga Manchester Unitedi në dhjetor të vitit të kaluar, derisa emri i tij shpeshherë është lidhur me klube të ndryshme.

Ish-su.lmuesi u pyet se kë do ta donte ai në krye të Celticut.

“Allegri nga Juventusi, por nuk do të ndodhë. Është e vështirë të qëndrosh këtu dhe të thuash se kush do të jetë trajneri i ardhshëm i Celticut sepse është një punë e madhe”, ka thënë Sutton.

“Mourinho ishte lidhur shumë dhe unë besoj se ka pasur diçka në aspektin e të bërit ndonjë ofertë. Por, pse do ta merrte ai punën te Celticu? Unë thjesht nuk e kuptoj”, shtoi ai. /Insporti.com