Pas koncerteve të shumta, Labinot Tahiri nis pushimet me prindërit e tij

Pas një agjende të ngjeshur me koncerte si brenda Kosovës por edhe jashtë saj, Labinot Tahiri tani po relaksohet me familjen e tij.

Këngëtari i cili numëron një karrierë të gjatë muzikore ka nisur pushimet, por kësaj radhe me prindërit e tij, shkruan Gazeta Online “Reporteri.net“.

Këtë e ka bërë të ditur vetë Labi përmes postimeve në llogarinë e tij në Instagram, derisa shfaqet në foto me prindërit.

Pak pushim edhe për prindërit”, ka shkruar këngëtari.

Theksojmë se me masat e reja të cilat kanë hyrë në fuqi nga 31 gushti, koncertet apo ahengjet e ndryshme familjare nuk lejohet të mbahen./Reporteri.net/