Pas largimit të Shumit, reagon ASH-ja e Tetovës (FOTO)

Advertisment

Aleanca për Shqiptarët – Dega Tetovë, informon opinionin se Kryesia Degës Tetovë dhe anëtaret e saj, në asnjë moment nuk janë lëkundur në përcaktimin e tyre politik si anëtarë të Degës më të madhe të ASh-së, asaj të Tetovës. Shprehim keqardhje për plasimin e lajmeve të rreme në opinion, nga portale të ndryshme të stimuluara dhe të sponsorizuara nga parti politike që tani më e ndjenjë aromën e humbjes nga ASh në zgjedhjet e ardhshme.

Aleanca për Shqiptarët – Dega Tetovë ka qenë dhe mbetet dega më e fuqishme e ASh-së që nga themelimi i saj, dhe kjo degë gjithmonë do t’i mbetet besnike ndryshimit të madh politik që do të ndodh në skenën politike shqiptare në Maqedoninë e Veriut. ASh Tetovë në asnjë moment nuk mund të jetë në shërbim të individëve të caktuar, por është pjesë përbërëse e zhvillimeve kolektive që kanë të bëjnë me ndryshimin.

Reklame

Në si anëtarë të Kryesisë së Degës Tetovë ASh, demantojmë çdo lajm të rrejshëm të qëllimshëm apo të paqëllimshëm se Kryesia e Degës dhe anëtarët e saj do të kalojnë në ndonjë subjekt tjetër politik.

Distancohemi nga çdo veprim dhe deklaratë e ish kryetarit të Degës, Atrim Mahmuti i cili siç duket nuk e gjeti veten në mesin tonë për t’i realizuar ambiciet dhe interesat e tija personale, duke u vetë larguar i vetëm për t’ju bashkangjitur një subjekti tjetër politik.

Ne si anëtarë të Kryesisë së Degës Tetovë gjithashtu distancohemi nga çdo deklaratë e tij dhe e kujtdo tjetër që pa lejen tonë thirret ne emrin tonë dhe të Degës së ASh-së, si dhe nga çdo faqe interneti që nuk është zyrtare e ASh-së dhe që plason lajme të rrejshme.

Ne respektojmë dhe mbështesim çdo vendim politik të kryetarit të partisë z. Ziadin Sela dhe organeve të partisë siç është Kuvendi Qendror dhe Kryesia Qendrore, duke inkurajuar dhe falënderuar të gjithë anëtarët për mbështetjen e pa rezervë që çdo ditë i japin ASh-së.