Pas ndarjes me gjermanen, Mavraj nis romancë të re me këngëtaren kosovare

6442
#

Pak ditë më parë u fotografua në një kafe mbrojtësi i Kombëtares Shqiptare, Mërgim Mavraj në shoqërinë e këngëtares kosovare, Adea Pula. 32-vjeçari i dha fund lidhjes katërvjeçare me gjermanen Lisa, e cila e akuzoi publikisht përmes një postimi të bërë në profilin e saj në “Instagram”, se e kishte tradhtuar plot 35-herë.

“Një besimtar mysliman i devotshëm nuk është i tillë, nuk tradhëton”- shkruante ajo në njërin nga story-t e saj. Lojtari flitet se do të transferohet në Greqi, pasi i dha fund aventurës te Hamburg.

Mirëpo, duket Mavraj tashmë është pranë një aventure të re me këngëtaren kosovare, Adea, e cila më parë është përfolur për lidhjen që ka pasur me djalin e Ardit Gjebreas dhe Hashim Thaçit, Endritin.

Asnjëri prej palëve nuk kanë reaguar lidhur me romancën e dyshimtë të nisur mes tyre, por mbetet të mësojmë në vazhdim nëse mes Mavrajt dhe Adeas ka vërtetë diçka, apo vetëm miqësi.