Pas përjashtimit të Cityt nga liga e kampionëve, Guardiola ka marrë këtë vendim

Advertisment

Pas dënimit dyvjeçar nga garat evropiane që i bëri UEFA dhe me 30 milionë euro gjobë, Pep Guardiola do të mbajë mbledhje urgjente me lojtarët dhe stafin e tij.

AS raporton se trajneri spanjoll ka shtyrë seancën stërvitore për orën 15:00, në mënyrë që të zhvillojë takimin me lojtarët dhe stafin rreth dënimit të marrë.

Reklame

Manchester City nuk do të ketë të drejtë të marrë pjesën në Ligën e kampionëve apo Ligën e Evropës për dy sezonet e ardhshme, e që Guardiola ndoshta do të tentojë t’i qetësojë gjërat.

Citizens e kanë apeluar menjëherë vendimin e shtëpisë së futbollit evropian, derisa vendimi final do të jetë të premten e kësaj jave.

Sipas mediumit spanjoll me një burim të afërt me klubin, Guardiola u ka kërkuar lojtarëve që mos të japin intervista për media.

Manchester City do të ketë punë me Real Madridin pas më shumë se një jave në Ligën e Kampionëve në fazën e eliminimit direkt, e që do të jetë një takim mjaftë i vështirë për ta.