Pas Ruganit, tjetër futbollist i Serie A rezulton pozitiv në koronavirus

Serie A po vazhdon të tronditet edhe më shumë nga koronavirusi.

Me zhvillimet e fundit në Evropë, si pasojë e shpërndarjes së koronavirusit/Covid-19, bota e futbollit është futur në kaos.

Së fundmi, një tjetër lojtar i Serie A ka rezultuar pozitiv në koronavirus, transmeton lajmi.net. Bëhet fjalë për Manolo Gabbiadini, lojtarin e Sampdoria.

Më herët është mësuar edhe për Daniele Rugani, lojtarin e Juventus, që është prekur nga Covid-19.

Serie A ka suspenduar kampionatin së paku deri më 3 prill. Rezultatet e fundit të lojtarëve japin tjetër goditje për kampionatin.