Pas shfuqizimit të izolimit, 65 mijë njerëz e braktisin Wuhanin

Përkundër kësaj, ende kanë mbetur disa kufizime, duke përfshirë karantinën dyjavore kur dikush nga Wuhani arrinë në vendin e destinaconit.

Në Kinë sot janë shënuar 62 raste të reja të koronavirusit, prej të cilëve 59 raste kanë lidhje me njerëzit të cilët kanë shkuar në Kinë nga bota e jashtme. Virusi ka marrë edhe dy jetë, kështu numri i përgjithshëm i të vdekurve në Kinë prej fillimit të epidemisë në dhjetor të vitit të kaluar është rritur në 3.333, lajmëron AP.

Në Kinë janë infektuar gjithsej 81.802 persona. Në mjekim janë 1.190, prej të cilëve 198 janë në gjendje kritike. Në izolim janë 1.178 njerëz./