Pas shkëlqimit në Kf Korabi, Vahit Murati do luaj për skuadrën Voska Sport

Vahit Murati rikthehet në ekipin e Voska Sport për të luftuar që të ngjiten në Ligën e Parë.

Pas 6 muajve të kaluar në formë huazimi te skuadra e Korabit, Vahit Murati është rikthyer sërish te Voska Sport, për të dhënë kontributin e tij në pjesën pranverore, kur skuadra jonë deri në frymën e fundit do të luftojë për një vend në Ligën e Parë.

Reklame

Murati është vetëm 20-vjeç dhe është prodhim i shkollës së Shkëndijës, ndërsa te Korabi ai shkëlqeu 6 muajt e kaluar, duke realizuar 6 gola.

“Pikërisht paraqitjet e tij na bënë që ta rikthejmë atë në skuadër sërish, edhe atë me kërkesë të trajnerit Rade Cicmiloviç.
Mirë se u riktheve Vahit” thuhet në njoftimin e Voska Sport.