Pas takimit të liderëve, Zaevi do të takohet me partitë e koalicionit

42

Pas takimit të liderëve në Vilën Vodno, kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut (RMV), Zoran Zaev do të takohet edhe me partitë e koalicionit, transmeton Portalb.mk.

Në takim pritet të marrë pjesë lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, lideri i Partisë Demokratike Shqiptare (PDSH), Menduh Thaçi dhe lideri i Alternativës, Afrim Gashi.

Takimi është paralajmëruar për në ora 20:00, kur edhe është paralajmëruar konferencë për media e presidentit të RMV-së, Stevo Pendarovski.

Jozyrtarisht thuhet se Zaevi në takimin e liderëve do të kërkojë zgjedhje parlamentare urgjente, gjë e cila do ta shkurtojë kohëzgjatjen e qeverisë teknike në 45 ditë, me çka zgjedhjet do të mbaheshin në muajin dhjetor të këtij viti.