Pas teorive konspirative, vajza e Bill Gates merr vaksinën

Pas shumë ak uzave dhe teorive konspirative në lidhje me Bill Gates dhe vaksinën kundër koronavirusit, vajza e tij ka marrë sot injeksionin.

Vajza e themeluesit të Microsot, Jennifer K.Gates, pasi bëri vaksinën nuk qëndroi pa përmendur dhe teorinë konspirative rreth vaksinës.

“Fatkeqësisht vaksina nuk e implantoi babanë tim gjenial në trurin tim, sikur ajo të kishte atë fuqi”, tha ajo.

“Si një studente e mjekësisë dhe një mjeke aspiruese, unë jam mirënjohëse që do të më japë mbrojtje dhe siguri për praktikën time të ardhshme.

Unë do t’i nxis të gjithë të lexojnë më shumë dhe ta konsiderojnë fuqishëm për veten dhe familjet tuaja kur t’ju ofrohet opsioni. Sa më shumë njerëzit që imunizohen, aq më të sigurta janë komunitetet tona për të gjithë”, shkruajti ajo në Instagram.