Pas tramvajit të Zvicrës, fytyra e Afronës behët tatuazh në krahun e këtij djali (FOTO)

E shumë përfolura Afrona Dika u bë e njohur për publikun shqiptar prej lidhjes që nisi me këngëtarin e njohur Blero.

Që nga atëherë jeta private e saj ka qenë në interes të publikut e cila çdo herë paraqitet me plotë elegancë dhe sharm, e që thuajse çdo postim i saj arrin të shndërrohet në lajm, shkruan Kosovarja.

Reklame

Së fundmi fytyra e Afronës është përdorur në tramvajin e Zvicrës e që sigurisht ky ishte një sukses i madh, por befasirat për të nuk kanë të ndalur.

Sot Afrona u befasua në një mënyrë tjetër që imazhi i saj u realizua si tatuazh në krahun e vëllaut të saj.

Afrona u ndie shumë e lumtur për këtë gjest nga vëllau të cilin e ndau edhe për ndjekësit në rrjete sociale.

“Nuk kam fjalë për ta përshkruar këtë”, ka shkruar Afrona në mbishkrimin e fotografisë.

Ajo çka mori vëmendjen ishte komenti i Bleros duke i komentuar mikut që tani ka në krahë vajzën më të bukur./Kosovarja/