Pas tre muajve në Itali, sërish mbi 600 raste të reja të koronavirusit

Advertisment

Numri i rasteve të reja me koronavirus në Itali dje arrinte mbi 600, që është rritja më e madhe ditore në tre muajt e fundit.

Turistët dhe personat që kthehen nga pushimi llogariten si faktorët kryesor në rritjen e numrit të rasteve.

Reklame

Ministria e Shëndetësisë ka regjistruar 629 raste të reja të koronavirusit, me çka janë konfirmuar gjithsej më shumë se 253.000 nga fillimi i pandemisë.

Numri i të vdekurve nga Kovid-19 në Itali është mbi 35.000 pacientë.