Pas Turqisë, një tërmet i fuqishëm godet Greqinë

Advertisment

Pas tre lëkundjeve në Turqi, një tërmet i fuqishëm ka goditur Greqinë pak minuta më parë.

Sipas EMSC, tërmeti ka qenë me magnitudë 5.6 sipas shkallës Rihter, ndërsa epiqendra e tij ka qenë në Kretë.

Reklame

Vatra e goditjes ka qenë në 31 km thellësi, ndërsa tërmeti është regjistruar rreth orës 22:58. Ende nuk ka raportime për dëme materiale apo në njerëz.

Rreth një orë më parë edhe Turqia Perëndimore u trondit nga tre lëkundje tërmeti me magnitudë 4.8, 4.5 dhe 4.4 sipas shkallës Rihter.

Kujtojmë këtu se Kreta u godit nga një tërmet i fuqishëm me magnitudë 6.1 më 27 nëntor, një ditë pas tërmetit shkatërrimtar që goditi Shqipërinë.

Edhe pse me një magnitudë të tillë, ky tërmet shkaktoi pak dëme, për shkak se vatra e tij ishte në 71 km thellësi.