#

Pavarësisht “luftës” që po zhvillohet mes partive shqiptare përfshi këtu edhe atë mes Besës dhe koalicionit ASH-AA, kreu i Lëvizjes Besa Bilall Kasami, në një intervistë për Gazetën Express thotë se pas zgjedhjeve, nëse partia e tij del fituese, do të kishte dashur që të formojë Qeverinë me Ziadin Selën, më përpara se me Ali Ahmetin.

Kasami madje bashkëpunimin me BDI-në e quan të keqe të domosdoshme, duke thënë se një gjë të tillë do e pranonte vetëm nëse do ishte e imponuar shkaku i numrave./GazetaExpress/